Shembje dheu në rrugën Dolloc–Mushtisht, afër restaurantit “Gështënja”
Një shembje e dheut ka ndodhur në rrugën Dolloc–Mushtisht, në afërsi të restaurantit “Gështënja”. Lajmi është raportuar nga qytetarët, të cilët bëjnë të ditur se situata vazhdon prej më shumë se tre orësh.
Foto: Ilustrim
Sipas tyre, ekziston rreziku që të ketë edhe shembje të tjera, gjë që mund të vështirësojë qarkullimin e automjeteve dhe të paraqesë rrezik për kalimtarët. Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të ndërmarrin masa sa më të shpejta për stabilizimin e rrugës dhe garantimin e sigurisë.
Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, të shmangin këtë segment rrugor deri në njoftimin e radhës.
