Sali Berisha uron Kuvendin dhe Qeverinë Kurti III, i dëshiron suksese Kosovës në rrugën euro-atlantike

15.02.2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Ai ka përgëzuar deputetët e zgjedhur pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, si dhe Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendi i Kosovës, me rastin e konstituimit të institucionit ligjvënës.Berisha po ashtu ka uruar votëbesimin e qeverisë së re, duke i dëshiruar suksese Kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij në mandatin Kurti III.

Ai theksoi rëndësinë e jetësimit të programit qeveritar për zhvillim, mirëqenie dhe integrim evropian e euro-atlantik të Kosovës, duke shprehur mbështetje për forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetin e vendit.