Sa premtime i kanë realizuar kryetarët e komunave të rajonit të Prizrenit gjatë këtij mandati?

para 10 dite

Instituti GAP ka publikuar përditësimin e shkallës së përmbushjes së premtimeve zgjedhore për kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025, që përfshin periudhën monitoruese deri në fund të qershorit 2024.

Sa premtime i kanë realizuar kryetarët e komunave të rajonit të Prizrenit gjatë këtij mandati? Foto: Ilustrim

Sipas këtij përditësimi, del se në mesin e kryetarëve të komunave të rajonit të Prizrenit, ka liderë që i kanë përmbushur gjysmën e premtimeve, pastaj një të katërtën e tyre, por edhe të tillë ku nuk është listuar asnjë premtim.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj (PDK) gjatë qeverisjes së deritanishme ka arritur që të përmbush plotësisht afër gjysmën e premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2021.

Nga gjithsej 78 premtime të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Prizrenit, 36 premtime janë përmbushur plotësisht, 20 premtime janë gjysmë të përmbushura, 15 janë në fazën fillestare të realizimit dhe 7 premtime ende nuk kanë filluar.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj (AAK) gjatë qeverisjes së deritanishme ka arritur që të përmbush plotësisht një të katërtën e premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2021.

Nga gjithsej 78 premtime të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Suharekës, 19 premtime janë përmbushur plotësisht, 13 premtime janë gjysmë të përmbushura, 10 janë në fazën fillestare të realizimit dhe 36 premtime ende nuk kanë filluar.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini (LDK) gjatë qeverisjes së deritanishme ka arritur që të përmbush plotësisht mbi gjysmën e premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2021.

Nga gjithsej 32 premtime të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Dragashit, 17 premtime janë përmbushur plotësisht, 6 premtime janë gjysmë të përmbushura, 1 është në fazën fillestare të realizimit dhe 8 premtime ende nuk kanë filluar.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç në platformën e Institutit GAP figuron me 0 premtime.

“Në këtë komunë nuk kemi arritur të listojmë premtime zgjedhore, për shkak se kandidatët në zgjedhjet lokale të fundit nuk kanë zhvilluar fushatë aktive në terren dhe nuk kanë pasur programe zgjedhore”, ka bërë të ditur Instituti GAP.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur në vjeshtë e vitit 2021. 

A e dini çka është KODI 95?
Voto