Rritet pagesa e inferimerëve për kujdestari gjatë ndërrimit të natës

29.12.2020

Enlirat Duraku, anëtar i Sindikatës së Infermierëve në Kosovë ka njoftuar se kërkesa e tij për rritjen e pagesave për ndërrimin e natës është realizuar. Duraku përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nga 18 euro pagesa për ndërrimin e natës është rritur në 36 euro. Ndryshe, Duraku ka deklaruar se ka qëndruar në […]

Rritet pagesa e inferimerëve për kujdestari gjatë ndërrimit të natës Foto: Doctor and nurse conferring in hospital corridor

Enlirat Duraku, anëtar i Sindikatës së Infermierëve në Kosovë ka njoftuar se kërkesa e tij për rritjen e pagesave për ndërrimin e natës është realizuar.

Duraku përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nga 18 euro pagesa për ndërrimin e natës është rritur në 36 euro.

Ndryshe, Duraku ka deklaruar se ka qëndruar në grevë urie për 20 ditë radhazi, teksa a shtuar se do të qëndrojë deri në vdekje derisa të realizohen kërkesat e infemrmierëve.