Shtatëfishohet numri i infermierëve kosovarë që kërkojnë licencë për të ikur nga vendi

  • 04.02.2023
Shtatëfishohet numri i infermierëve kosovarë që kërkojnë licencë për të ikur nga vendi

Afro 700 infermierë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) për emigrim vetëm në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, ky numër është shtatëfishuar.

Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemi ka thënë se krahasuar me vitin 2021, ky numër është goxha i madh. Ai ka pasur kritika ndaj institucioneve, të cilët sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë dukuri.

Rrustemi ka folur edhe për kushtet që infermierët i kanë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, si dhe për mbylljen e zyrës për infermierë nga ish-drejtoresha Pranvera Zejnullahu-Raci.


Rrustemi ka thënë se çdo ditë infermierë kërkojnë certifikatë që nuk kanë shkelje të kodit etik, që u shërben për punësim jashtë shtetit.

“Sa i përket numrit të infermierëve ky numër mund të jetë shumëfish më i madh mirëpo në bazë të asaj që janë të saktë që vijnë te na kërkojnë një vërtetim që s’ka shkelje të kodit etik por njëkohësisht edhe sa i përket licencës të cilën e kërkojnë të nostrifikuar për 2022-ën janë 687 infermierë.

Ta krahasosh me vitin 2021 domethënë është shtatëfish më i madh ky numër, është shumë shumëfish më i madh për arsye se ju e dini se edhe kompanitë e ndryshme edhe njerëz privat edhe përmes kolegjeve edhe formave të ndryshme shkojnë jashtë edhe ky numër më i madh është 60 për qind, mirëpo po e jap të saktën të cilën e kemi ne për çdo ditë çdo kush që kërkon unë e fotokopjoj edhe e lë të saktë për me e ditë numrin e këtyre të ikurve”, u shpreh Rrustemi.

Ai ka shprehur bindjen se as Ligji i Pagave nuk do ta ndalojë këtë dukuri.

“Fatkeqësisht edhe tash pavarësisht se çka do të bëhet me ligjin e pagave që veç dje erdh ajo vlera e koeficientit, nuk do të mendojnë fare edhe nëse ua bëjnë 1,500 euro, ka infermier që as nuk duan të dëgjojnë por ata janë të detyruar të largohen nga Kosova dhe të shkojnë të punojnë në vende të treta”, u shpreh tutje Rrustemi, teksa kritikoi organet e SHSKUK-së për mbyllje të zyrës së infermierisë.

Për këtë, Rrustemi tha se infermierët janë të diskriminuar në QKUK./EO/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë