Rreth 400 raste me kancer të gjirit brenda vitit
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth. Është fakt konkret dhe i dukshëm se, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin […]
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.
Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth.
Është fakt konkret dhe i dukshëm se, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin e tij.
Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten, grumbullohen e formojnë një tumor, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.
Ndonëse, Klinika e Onkologjisë është paraparë vetëm për 100 pacientë, kjo klinikë në ditë vizitohet nga 300 të sëmurë, e institucionet publike ku edhe po merren shërbimet për trajtimin e kancerit, po vazhdojnë të kenë mangësi të ndryshme.
Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit, përveç që po përballen me betejën e luftës me këtë sëmund që po vështirësohet edhe më tej, ata po përballen edhe me sfida të shumta.
Sfidat që po përballen gratë e diagonstikuara me kancer të gjirit janë si: Staf i pamjaftueshëm, mungesë e barnave si dhe kushte jo të mira të trajtimit.
Po ashtu, po vazhdohet të bëhet thirrje që të zbatohet rezoluta e miratuar vitin e kaluar në parlament, rezolutë kjo për luftën kundër kancerit të gjirit.
Drejtoresha e Qendrës për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi derisa ka folur për numrin e grave që brenda vitit diagnostikohen me këtë lloj të kancerit, ajo është shprehur e pakënaqur me kushtet e trajtimit, duke shtuar se çdo e dhjeta grua rrezikohet të atakohet me kancer të gjirit.
“Mund të themi se numri i pacientëve të cilët zbulohen si raste të reja me kancer të gjirit, sillet diku rreth 400 gra. Ky nuk është numër i plot sepse disa gra diagnostikohen edhe trajtohen në vende jashtë Kosovës. Ky nuk është numër alarmant në raport me vendet tjera. Përkundrazi, është numri më i vogël që ndodhë, sepse dihet se atakohet cdo e dhjeta femër. Por, tek ne për shkak të moshës së re, atakohet një numër pak më i vogël. Kjo sëmundje zakonisht paraqitet tek gratë ne menopauzë, e më të vjetra në moshë. Por, është fatkeqësi se gjithherë po i prek edhe moshat e reja”, shprehet Latifi për KosovaPress.
Kujtojmë se, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka organizuar kampanjë sensibilizuese, ku nga data 04.10.2021 deri 01.11.2021 ka vendosur që të vë në shërbimin MAMOGRAMIN gratis për të gjitha nënat, bashkëshortet dhe vajzat që kanë indikacione shëndetsore.