Rrëfimi i të mbijetuarit të familjes Berisha, i gjendet plumbi në trup pas 27 vjetësh
27 vite më parë, kur bashkë me mamin kërcyem nga kamioni, unë isha i plagosur në krahun e majtë.Ajo plagë ma mundësoi të shtiresha si i vdekur kur na kapën te piceria dhe na hodhën në kamion bashkë me trupat e tjerë.
Foto: Ilustrim
Vite me radhë jam trajtuar për plagën në krahun e majtë. Të gjithë mjekët më kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ishte më në trupin tim.
27 vite dhimbje, krenari, mungesë dhe përpjekje për të gjetur qoftë edhe një kockë të familjarëve tanë, që nuk arritën të kërcenin nga kamioni që i barte si kufoma.Unë, mami Vjollca dhe Shyhretja ishim të vetmit që kërcyem.
Të tjerët shkuan me kamion.Edhe motra Dafina, edhe vëllai im Driloni, edhe babi Sedat.Të 49 anëtarët e familjes sonë shkuan. Kishte edhe të gjallë brenda. Kishte edhe thirrje për ndihmë nga kamioni. Por nuk kërcyen. Shkuan.Mbijetuam vetëm ne të tre.Para tre muajsh ndjeva një dhimbje të tmerrshme në krahun tim të djathtë. I bindur se nuk kishte lidhje me të kaluarën, iu drejtova mjekëve në Shtutgart.
Pas ekzaminimeve dhe fotografimeve, nisën pyetjet:— A keni qenë pjesë e ndonjë plaçkitjeje?
— Jo.— A keni marrë pjesë në ndonjë shkëmbim zjarri?
— Po. Jam i mbijetuar…Ua tregova edhe plagën në krahun e majtë. U mblodhën shumë mjekë.
“Ein Wunder”, përsërisnin.Plumbi që kishte synuar të ma merrte jetën para 27 viteve, ndodhej në krahun tim të djathtë. Kishte hyrë nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital.
Kjo ishte mrekullia që ata e quanin “ein Wunder”.Unë mësova se gjatë gjithë kësaj kohe paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta — që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gëzuar 17 Shkurtin 🇽🇰
(Postim nga Gramoz Berisha)
