Rezultatet e testit dolën në internet, nxënësit përjashtohen

14.06.2022

Kjo mënyrë e kopjimit që është e përsëritur në çdo testim, nuk po arrihet të parandalohet. Megjithatë, dikasteri i arsimit ka krijuar një grup punues, i cili përmes rrjeteve sociale ka evidentuar disa kopjues, të cilët u përjashtuan nga pjesa e dytë e testimit. Përveç me telefon, nxënësit thanë se u munduan edhe të bashkëpunojnë […]

Rezultatet e testit dolën në internet, nxënësit përjashtohen Foto: Multiple Choice Exam

Kjo mënyrë e kopjimit që është e përsëritur në çdo testim, nuk po arrihet të parandalohet.

Megjithatë, dikasteri i arsimit ka krijuar një grup punues, i cili përmes rrjeteve sociale ka evidentuar disa kopjues, të cilët u përjashtuan nga pjesa e dytë e testimit.

Përveç me telefon, nxënësit thanë se u munduan edhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, transmeton KlanKosova.

Nxënësit të cilët u zunë duke kopjuar, ju anulohen pikët e testit, në lëndët ku janë testuar në ditën përkatëse, teksa masa do merren edhe ndaj administruesve, nëse kuptohet se nuk kanë kryer punën siç duhet.