Reshitaj: Mosha më e rrezikuar nga COVID-19, sot rrezikon të infektohet edhe gjatë procesit të vaksinimit

14.05.2021

Sot ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, gjersa prisnin qyetarët për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është krijuar një turmë, ku përmes fotografive shihet qartë që nuk po respektohet distanca dhe masat anti-COVID. Ndërsa lidhur me këtë turmë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, […]

Reshitaj: Mosha më e rrezikuar nga COVID-19, sot rrezikon të infektohet edhe gjatë procesit të vaksinimit Foto: Ilustrim

Sot ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, gjersa prisnin qyetarët për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është krijuar një turmë, ku përmes fotografive shihet qartë që nuk po respektohet distanca dhe masat anti-COVID.

Ndërsa lidhur me këtë turmë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka theksuar se është i papranushëm menaxhimi intitucional, por edhe qytetarë sot në procesin e vaksinimit.

Po ashtu ajo ka thënë se mosha më e rrezikuar nga COVID-19, sot po rrezikon të infektohet edhe gjatë procesit të vaksinimit duke pritur ne turma, pa respektim te distancës dhe masave anti-COVID.

Postimi i plotë i deputetes Reshitaj:

I papranushëm është menaxhimi intitucional, por edhe qytetarë sot ne procesin e vaksinimit në kryeqytet!

Mosha më e rrezikuar nga COVID-19, sot po rrezikon të infektohet edhe gjatë procesit të vaksinimit duke pritur ne turma, pa respektim te distancës dhe masave anti-COVID-19.

Si fëmijë i dy prindërve në moshë, si profesioniste shëndetësore por edhe si përfaqësuese e popullit i bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë përkatësisht Qeverisë së vendit që të veprojnë në një organizim të mirëfilltë të vaksinimit, aq më shumë kur bëhet fjalë për moshat e shtyera, qytetarëve në rrespektim të masave anti-COVID-19.

Nuk guxojmë ta shëndrrojmë procesin e vaksinimit në burim të mundësive të bartjes së infeksionit.

Shëndeti qytetarë është përgjegjësi e shtetit.