Renditja e partive, Armend Muja: LVV 52.3%, PDK 15.3%, LDK 13-14%…

24.12.2020

Analisti Armend Muja thotë se deri në muajin nëntor votuesit nuk kanë lëvizur. Muja në “Debat Plus” ka dhënë edhe shifrat që sipas tij i kanë subjektet politike deri me 29 nëntor. “Vetëvendosje ka qenë në kuotën 52.3%. E dyta vjen PDK-ja me rreth 15.3%, LDK është e treta me rreth 13-14%. AAK do t’i […]

Foto: Ilustrim

Analisti Armend Muja thotë se deri në muajin nëntor votuesit nuk kanë lëvizur.

Muja në “Debat Plus” ka dhënë edhe shifrat që sipas tij i kanë subjektet politike deri me 29 nëntor.

“Vetëvendosje ka qenë në kuotën 52.3%. E dyta vjen PDK-ja me rreth 15.3%, LDK është e treta me rreth 13-14%. AAK do t’i ketë rreth 7%. Ndërsa pjesa tjetër te partitë tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se Vetëvendosje në këto zgjedhje pritet të fitojnë me një fitore masive.

“Me këto përqindje mendoj se Vetëvendosje merr rreth 60 deputetë. Është ende herët mirëpo realisht rritja e Vetëvendosjes ka ndodhur nga muaji prill”.