Rekomandohet lehtësimi i masave anti-COVID – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

03.02.2022

Masat anti-COVID që janë rekomanduar që të lehtësohen pritet që të miratohen nesër. Kështu ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. Latifi ka theksuar se ora policore është rekomanduar që të zhvendoset në orën 24:00, ndërkaq puna e lokaleve të gastronomisë është rekomanduar që të lejohet deri në orën 23:00. Kurse për personat që dëshirojnë […]

Rekomandohet lehtësimi i masave anti-COVID – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë Foto: Ilustrim

Masat anti-COVID që janë rekomanduar që të lehtësohen pritet që të miratohen nesër.

Kështu ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Latifi ka theksuar se ora policore është rekomanduar që të zhvendoset në orën 24:00, ndërkaq puna e lokaleve të gastronomisë është rekomanduar që të lejohet deri në orën 23:00.

Kurse për personat që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë do të nevojiten dëshmia e dy dozave të vaksinës anti-COVID apo një dozë e vaksinës dhe testi PCR.

Po ashtu, është bërë e ditur se maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen.