Reciprociteti i targave, Rama: Kosova ka të drejtë edhe pikë

27.09.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë do të mbahet në muajin nëntor. lajm në zhvillim Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në ka thënë se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë do të mbahet në muajin nëntor.

lajm në zhvillim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në ka thënë se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur.

“Është për të ardhur keq se në vend të përparimit të dialogut dhe njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb në veriun e Kosovës”, ka thënë Rama.

“Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë është se e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që ti kthej targat e automjeteve, në një pritshmëri konfliktuale ku mizën po e bënë buall thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha Rama.