Reciprociteti për targat me Serbinë – Sveçla: Do t’i kompensojmë dëmet për shqiptarët e Luginës

20.09.2021

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për media lidhur me aksionin e sotëm për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Ministri Sveçla ka theksuar se do t’i kompensojnë të gjitha dëmet që i’u shkaktohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas vendosjes së reciprocitetit për […]

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për media lidhur me aksionin e sotëm për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Ministri Sveçla ka theksuar se do t’i kompensojnë të gjitha dëmet që i’u shkaktohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë.

Po ashtu, Sveçla ka shtuar se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisjen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.

Gjithashtu, ministri i MPS-bë u është drejtuar qytetarëve serbë që të mos bllokojnë rrugët.

Ai ka theksuar se ky vendim ka të bëjë me qarkullimin me targa të Serbisë dhe se do të ketë mekanizma të lirë që të kompensojnë çfarëdo dëmi që i bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“MPB-ja me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligim targa të përkohshme për gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në gjitha pikat kufitare, qytetarët mund të pajisen edhe në gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Gjendja e sigurisë është e qetë. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative e logjistike për të mos penguar lëvizjen e njerëzve e mallrave.

Vendimi është legjitim për faktin se përkundër që Kosova ka liruar qytetarët nga Serbia që të lëvizin lirshëm në Kosovë me automjete të tyre, Serbia detyron qytetarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme për të hyrë në Serbi”.