Reagon Këshilli i Prindërve: Nëse me 3 tetor s’nis mësimi do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat

29.09.2022

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka reaguar sërish në lidhje me mosfillimin e procesit mësimor. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ky këshill ka bërë të ditur se nëse nuk fillon mësimi më datën 3 tetor, do të kërkojmë çregjistrimin masiv nga shkollat. “Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do […]

Reagon Këshilli i Prindërve: Nëse me 3 tetor s’nis mësimi do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat Foto: Ilustrim

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka reaguar sërish në lidhje me mosfillimin e procesit mësimor.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ky këshill ka bërë të ditur se nëse nuk fillon mësimi më datën 3 tetor, do të kërkojmë çregjistrimin masiv nga shkollat.

“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënëse as për institucione arsimore”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve paralajmërojnë edhe format tjera për shprehjen e pakënaqësisë, duke përmendur protesta, marshe e hyrje në shkolla.

“HAPINI SHKOLLAT! Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

SHKURT E SHQIP

Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!

Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!

HAPINI SHKOLLAT

Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!