Raportohet se Specialja ka arrestuar Haxhi Shalën, Komandant “Topin”

11.12.2023

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar, ku tashmë kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala,. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për […]

Raportohet se Specialja ka arrestuar Haxhi Shalën, Komandant “Topin” Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar, ku tashmë kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala,.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gazeta Express ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL- UÇK, Faton Klinaku, i cili tha se ende nuk ka ndonjë informacion.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë të ditur se operacionet janë zhvilluar në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

ZPS ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.