Qytetarët e Kosovës të parët në Ballkan për kënaqshmëri me masat e sigurisë publike

16.12.2024

Raporti më i fundit, SecuriMeter 2024, ka mbledhur të dhëna mbi perceptimin e qytetarëve lidhur me masat e sigurisë publike në Kosovë dhe në rajon.

Qytetarët e Kosovës të parët në Ballkan për kënaqshmëri me masat e sigurisë publike Foto: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Rezultatet tregojnë se, pavarësisht sfidave, Kosova ka arritur të kryesojë rajonin për nivelin e kënaqësisë së qytetarëve, duke shënuar 14% të qytetarëve që janë plotësisht të kënaqur me masat e sigurisë publike – përqindja më e lartë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave, qytetarët në Kosovë kanë shprehur kënaqësi më të lartë në krahasim me fqinjët e rajonit:

  • 14% e qytetarëve në Kosovë janë plotësisht të kënaqur, shifër që dallon qartë nga Shqipëria (3%) dhe Maqedonia e Veriut (4%).
  • 35% raportojnë se janë kryesisht të kënaqur, duke e çuar përqindjen totale të të kënaqurve në 49%.
  • 34% mbeten neutralë, ndërsa vetëm 4% janë plotësisht të pakënaqur.

Këto rezultate i japin Kosovës një mesatare të përgjithshme prej 3.4, më të lartën në rajon, krahasuar me mesataren rajonale prej 3.1. Kjo tregon përmirësime të ndjeshme në zbatimin e masave parandaluese si prania e policisë në komunitet, përdorimi i kamerave të vëzhgimit dhe përmirësimi i ndriçimit publik.

Burimi: SecuriMeter 2024

Krahësimi me Vendet e Tjera të Rajonit

Ndërsa Kosova shënon rezultate pozitive, të dhënat tregojnë sfida të mëdha për fqinjët:

  • Maqedonia e Veriut ka mesataren më të ulët të kënaqësisë (2.8) dhe përqindjen më të lartë të qytetarëve të pakënaqur (13% plotësisht të pakënaqur).
  • Shqipëria ka vetëm 3% qytetarë që janë plotësisht të kënaqur, me shumicën që mbeten neutralë ose të pakënaqur.
  • Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi paraqiten me nivele të përziera të kënaqësisë, por me përqindje më të ulët të qytetarëve të kënaqur krahasuar me Kosovën.

Në nivel rajonal, vetëm 7% e qytetarëve raportojnë se janë plotësisht të kënaqur, ndërkohë që 29% janë të pakënaqur dhe 32% mbeten neutralë.

Çështjet që Preokupojnë Qytetarët e Rajonit

Pavarësisht përparimeve, raporti SecuriMeter 2024 thekson se ende ekzistojnë sfida që duhen adresuar për të rritur sigurinë dhe besimin e qytetarëve:

  • Frika personale dhe siguria e grave – Shumë qytetarë, veçanërisht gra, shmangin të mbajnë para me vete ose të dalin natën për arsye sigurie.
  • Problemet sociale – Lypësia dhe përdorimi i alkoolit në hapësira publike mbeten shqetësimet kryesore për qytetarët, ndërsa çështje të tjera si shitja e drogës, dhuna në familje dhe konfliktet në rrugë identifikohen si më pak të përhapura.
  • Siguria për grupet e margjinalizuara – Rreth 1 milion qytetarë në rajon raportojnë se duhet të fshehin identitetin e tyre etnik, fetar ose orientimin personal për arsye sigurie.
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More