Qeveria miraton draftin e strategjisë të energjisë 2022-2031
Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se sektori i energjisë është mjaft kompleks dhe përballet me shumë për dekada të tëra krizë energjetike dhe lufta në Ukrainë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën. Poashtu, […]
Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se sektori i energjisë është mjaft kompleks dhe përballet me shumë për dekada të tëra krizë energjetike dhe lufta në Ukrainë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.
Poashtu, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencë për media pas mbledhjes se qeverisë tregoj se kanë aprovuar strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë aprovuam strategjinë e energjisë se Republikës së Kosovës 2022-2031. Strategjia e energjisë është një dokument i cili vendos orientimet afatgjata të zhvillimit të sektorit të energjisë, vendos themelet për një sektor të energjisë me të pastër, me efecientë dhe një sektorë në të cilën qytetarët do të jenë më të përfshirë dhe demokratike ku qytetarët do të jenë pjesëmarrës aktiv, qoftë përmes vetë konsumit, qoftë përmes informimit më të mirë”, tha Rizavnolli.