Qeveria i ndan afro 2 milionë € për t’i paguar profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës

30.05.2022

Për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku edhe u miratua vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare për Ministrinë e Shëndetësisë. “Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e […]

Qeveria i ndan afro 2 milionë € për t’i paguar profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës Foto: Ilustrim

Për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku edhe u miratua vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare për Ministrinë e Shëndetësisë.

“Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Ekzekutivit.