Qeset e plastikës ende pa pagesë, Udhëzimi Administrativ nuk u finalizua në tërësi

  • 09.02.2023
Qeset e plastikës ende pa pagesë, Udhëzimi Administrativ nuk u finalizua në tërësi

Qeset e plastikës nuk janë bërë me pagesë, ani pse ishte thënë se nga janari do të merret ky vendim.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha thotë se janë duke u bërë ndryshime në Udhëzimin Administrativ, i cili shumë shpejt do të dal në diskutim publik, e më pas do të miratohet nga ekzekutivi.

Çavdarbasha tregon se vitin e kaluar kanë punuar në studimin për reduktimin e qeseve të plastikës dhe pas kësaj është formuar grupi administrativ për të punuar lidhur me Udhëzimin Administrativ për ambalazh dhe mbeturinat e tyre.


“Ai Udhëzim Administrativ ka përfunduar në fund të vitit, mirëpo më pas kemi parë se për pjesën e rimbursimit të depozitave është dashur të bëhen disa ndryshime. Për arsyeje se ky udhëzim administrativ përfshin edhe pjesën e qeseve të plastikës, edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet xham, plastik dhe kanaçe, atëherë jemi detyruar në një far forme me ndal miratimin e udhëzimit administrativ, derisa të bëhen ndryshime edhe për sistemin e rimbursimit të depozitave. Tashmë i kemi këto ndryshime dhe besoj që shumë shpejt do të dal në diskutim publik dhe pas diskutimit publik shkon për miratim në Qeverinë e Kosovës”, tregon Çavdarbasha.

Udhëzimi Administrativ që përfshin qeset e plastikës, zëvendësministrja tregon se nuk kanë pësuar ndryshime.

“Qeset prej 25 deri në 50 mijë kron janë qese të cilat do të bëhen me pagesë, faktikisht pagesa minimale do të jetë prej 0.05 cent, që do të thotë diku 3 cent shkojnë për qesen te prodhuesi apo importuesi dhe dy cent shkojnë te buxheti i Kosovës. Pse e kemi bërë në këtë formë është se fondet e grumbulluara, reduktimi i qeseve të plastikës apo blerja e qeseve të plastikës të shkojnë në favor të vetëdijesimit për reduktimin e qeseve, mbrojtjen e mjedisit dhe po ashtu që të jenë edhe si shtysë për bizneset të cilat ne i kemi këtu që prodhojnë qese plastike që gradualisht të fillojnë të ndryshojnë teknologjitë e tyre sa i përket prodhimit të qeseve të plastikës”, shton ajo.

Po ashtu, Çavdarbasha thotë se sfidë mbetet numri i vogël i inspektorëve për të monitoruar zbatimin e këtij vendimi.

“Me rikonstruktimin e ministrisë po shpresojmë që ky numër i inspektorëve do të rritet dhe në momentin që miratohet organogrami i ri i ministrisë, do të kemi mundësinë që të marrim inspektorë të rinj. Mirëpo besoj që edhe kampanjën të cilën do e fillojmë këto ditë do të ndihmojë shumë që edhe tek qytetarët të përcjell një mesazh se qeset plastike e ndotin mjedisin dhe mund të përdorim më pak qese plastike ose alternativa të tjera të cilat qytetarët mund t’i kenë”, përfundon Çavdarbasha.

Kujtojmë se, Shqipëria në qershor të vitit të kaluar ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës njëpërdorimshme. /KP/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë