Qendra e Studentëve me njoftim për studentët që kanë aplikuar në konvikte dhe mensë

27.09.2021

Në njoftimin e Qendrës së Studentëve po ashtu bëhet e ditur se rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare. Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 deri më 19 shtator, ndërkaq Qendra e Studentëve (QS) ka bërë të ditur se gjatë këtij afati kohor rreth 5 mijë studentë kanë aplikuar për strehim në konvikte […]

Qendra e Studentëve me njoftim për studentët që kanë aplikuar në konvikte dhe mensë Foto: Ilustrim

Në njoftimin e Qendrës së Studentëve po ashtu bëhet e ditur se rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 deri më 19 shtator, ndërkaq Qendra e Studentëve (QS) ka bërë të ditur se gjatë këtij afati kohor rreth 5 mijë studentë kanë aplikuar për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë.

Po ashtu, bëhet e ditur se kapaciteti për banim në konvikte për këtë vit është rreth 4 mijë vende, duke shtuar se afati për ankesa është i hapur më 29 dhe 30 shtator.

Njoftimi i plotë i Qendrës së Studentëve (QS):

Qendra e Studentëve në Prishtinë, më datën 28.09.2021 shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2021/2022. Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri 19 shtator 2021. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është me datat 29 dhe 30 shtator 2021.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.