PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për rishikimin e gjobës prej 4 mijë eurosh

19.03.2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për rishikimin e gjobës prej 4 mijë eurosh, duke e cilësuar atë si të pabazuar.

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për rishikimin e gjobës prej 4 mijë eurosh Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të PZAP-së, kërkesa e PDK-së, e pranuar më 25 janar, pretendonte se kishte fakte të reja, konkretisht pëlqimin e z. Besim Fazliu për kandidatin për deputet, Hajdar Beqa, për përdorimin e hapësirës për vendosjen e posterit, i cili ishte objekt i ankesës.

Megjithatë, PZAP ka vlerësuar se këto argumente nuk janë të mjaftueshme për të rishikuar vendimin e mëparshëm.