Protestat në Kosovë nuk ndalen, të hënën protestojnë infermierët e stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19

17.06.2022

Protesta pritet të fillojë në ora 10:00 dhe të zgjasë gjysmë orë, para objektit të qeverisë. Përmes një njoftimi ata bëjnë të ditur se protesta do të jetë paqësore. Në këtë protestë do të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me kontratat. “Ne stafi mbështetës COVID-19 në mënyrë paqësore, do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me […]

Protestat në Kosovë nuk ndalen, të hënën protestojnë infermierët e stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19 Foto: Ilustrim

Protesta pritet të fillojë në ora 10:00 dhe të zgjasë gjysmë orë, para objektit të qeverisë.

Përmes një njoftimi ata bëjnë të ditur se protesta do të jetë paqësore.

Në këtë protestë do të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me kontratat.

“Ne stafi mbështetës COVID-19 në mënyrë paqësore, do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me kontratat”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në komisionin e javës së kaluar u shpreh se do të takohen me akterët, qeverinë dhe Ministrinë e Financave, për të parë saktë se sa lejojnë mundësitë ligjore punësimin e tyre.