Programi i Qeverisë Kurti, Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet

07.03.2020

Programi i Qeverisë Kurti parasheh që ta transformojë Agjencinë Kosovare për Privatizim (AKP), në agjenci brenda qeverisë. Paralelisht kësaj, Qeveria do të krijojë Fondin Sovran, i cili do të marrë në pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të […]

Programi i Qeverisë Kurti, Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet

Programi i Qeverisë Kurti parasheh që ta transformojë Agjencinë Kosovare për Privatizim (AKP), në agjenci brenda qeverisë.

Paralelisht kësaj, Qeveria do të krijojë Fondin Sovran, i cili do të marrë në pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit.

Po ashtu do të krijojë Fondin Zhvillimor bazë e të cilit, do të jenë mjetet financiare të privatizimit, investimet nga mërgata dhe burime të tjera, që do të mbështesin idetë inovative në vend, si dhe do të fuqizojë Fondin e Kosovës për Garanci Kreditore.

“Qeveria do të ketë në fokus eliminimin e barrierave të të bërit biznes”, thuhet ndër tjera në planprogramin e qeverisë.

Etiketat