LVV
PDK
LDK
AAK

Procedohet në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale

21.06.2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale. Ministrja Haxhiu ka thënë se me këtë projektligj i hapet rruga investimeve në Kosovë. “Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm […]

Procedohet në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Ministrja Haxhiu ka thënë se me këtë projektligj i hapet rruga investimeve në Kosovë.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Etiketat

Ofertat e fundit