Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova deri në dy orë

08.01.2021

Shumë mërgimtarë të cilët kishin ardhur për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar që të kthehën në vendet nga kanë ardhur. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, ku kanë njoftuar fluksin e mërgimtarëve që po dalin nga Kosova. Sipas kësaj qendre bëhet e […]

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova deri në dy orë Foto: Ilustrim

Shumë mërgimtarë të cilët kishin ardhur për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar që të kthehën në vendet nga kanë ardhur.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, ku kanë njoftuar fluksin e mërgimtarëve që po dalin nga Kosova.

Sipas kësaj qendre bëhet e ditur se fluks të madh ka në vendkalimin kufitar në Merdare ku kolonat janë të gjata 500 metra dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në dy orë.

Ndërsa, sot fluks të madhë të mërgimtarëve ka edhe në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë ku kolonat janë 250 metra dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë një orë.

Gjithashtu, edhe në vendkalimin kufitar në Jarinje kolonat janë të gjata 50 metra dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-0500COVID19 test required 
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0515-200050
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë03-0550-6000250
Merdarë05-1090-12000500