Pritje të gjata në pikat kufitare – mërgimtarët po presin më shumë se 5 orë për të dalë nga Kosova

20.08.2021

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe ditën e sotme, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në pesë orë e gjysmë. Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka […]

Pritje të gjata në pikat kufitare – mërgimtarët po presin më shumë se 5 orë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe ditën e sotme, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në pesë orë e gjysmë.

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në pikat e kalimit kufitar.

Pritje të gjata po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku për të dal nga Kosova, pritet deri në dy orë.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 13:14, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Mutivodë, Jarinje dhe Muçibabë.

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)

Merdarë 05-10 / 320-350
Jarinje 10-15 / 120
Mutivodë 05-10 / 180
Bernjak 05-10 / 05-10
Dheu i Bardhë 05-10 / 120-140
Vërmicë 05-10 / 10-20
Muçibabë 05-10 / 40-50