Pritje deri në mbi 4 orë në Merdarë për të hyrë në Kosovë

23.12.2021

Që nga fundjava që lamë pas kishin filluar kolona në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, ndërkaq nga dita e djeshme janë zgjatur më shumë pritjet. Vetëm në pikën kufitare në Merdarë për të hyrë në Kosovë duhet të presin deri në katër orë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) e cila njofton […]

Që nga fundjava që lamë pas kishin filluar kolona në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, ndërkaq nga dita e djeshme janë zgjatur më shumë pritjet.

Vetëm në pikën kufitare në Merdarë për të hyrë në Kosovë duhet të presin deri në katër orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) e cila njofton vazhdimisht për gjendjen në pikat kufiare, ka bërë të ditur se kolona e veturave është deri në 1000 metra.

Po ashtu, pritje ka edhe në pikën kuftiare në Jarinje, ku për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, mërgimtarët duhet të presin deri në 60 minuta, e që kolonat janë deri në 200 metra.

Ndërkaq, pritje të tilla ka edhe tek vendkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, ku pritjet për hyrje në Kosovë janë deri në 120 minuta, kurse në Muçibabë deri në 50 minuta.