LVV
PDK
LDK
AAK

Presidentja Osmani rikonfirmon mbështetjen për shqiptarët e Luginës

para 31 dite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka riafirmuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të mbështetur shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Presidentja Osmani rikonfirmon mbështetjen për shqiptarët e Luginës

Gjatë një takimi me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, dhe ekipin e tij, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë.

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut”, ka thënë Presidentja Osmani.

Një temë kryesore e diskutimit ka qenë lehtësimi i procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna. Të dy palët kanë theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen shqiptarët e Luginës në këtë drejtim.

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka falënderuar Presidenten Osmani për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Gjithashtu, të dy zyrtarët kanë diskutuar për një sërë iniciativash të përbashkëta që mund të ndihmojnë në përkrahjen e komuniteteve shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Etiketat

Ofertat e fundit