Presidentja Osmani: Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm

06.09.2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pësëritur thirrjen për të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla. Presidentja Osmani derisa u ka bërë thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkolla, ka thënë se dëmi që po i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në shkollë është i pariparueshëm. Ajo shtoi se Ligji i Pagave do […]

Presidentja Osmani: Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm Foto: Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pësëritur thirrjen për të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla.

Presidentja Osmani derisa u ka bërë thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkolla, ka thënë se dëmi që po i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në shkollë është i pariparueshëm.

Ajo shtoi se Ligji i Pagave do të vijë, por koha që po e humbin fëmijët tanë nuk do të mund ta kthejmë.

“Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm, dëmi që po bëhet për fëmijët, nuk ka kthim prapa.

Ligji i Pagave do të vijë, por koha që po e humbin fëmijët tanë nuk do të mund ta kthejmë, nga këtu iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve në Mamushë dhe çdo kund në Kosovë t’i bashkojnë forcat që të kthehen në shkolla, që ia ofrojnë të gjithë përkrahjen e mundshme dhe diturinë nxënësve, fëmijëve tanë, fëmijëve të gjithë Republikës së Kosovës dhe tani të ecim përpara në realizimin e kërkesave nacionale brenda mundësive që Republika e Kosovës që ka”, ka thënë Osmani.