Presidentja nuk e fali asnjë të dënuar për Vitin e Ri, KMDLNJ thotë se është krejt e paarsyeshme

  • 03.01.2023
Presidentja nuk e fali asnjë të dënuar për Vitin e Ri, KMDLNJ thotë se është krejt e paarsyeshme

Shumë kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e tyre në burgje të Kosovës, kanë shkuar në adresë të zyrës së Presidencës, për të kërkuar faljen e dënimit.

Por, as për festat e fundvitit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka marr parasysh asnjë nga kërkesat.

Nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se kjo është e paarsyeshme dhe se janë të zhgënjyer nga kjo qasje.


“Ajo çfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.

Sipas KMDLNJ-së, mos falja e dënimit të asnjë prej të burgosurve, tash e dy vjet ndikon edhe në risocializimin e tyre në shoqëri.

Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij. /GazetaExpress/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë