Presidenca deklarohet për takimet e Osmanit me partitë politike për draft statutin e asociacionit

07.12.2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, ka paralajmëruar një ditë më parë se do t’i ftojë në takim partitë opozitare që të diskutojë lidhur me draft-statuin e Asociacionit. Nga presidenca thonë se ende nuk ka datë se kur do të zhvillohen këto takime. “Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me […]

Presidenca deklarohet për takimet e Osmanit me partitë politike për draft statutin e asociacionit Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, ka paralajmëruar një ditë më parë se do t’i ftojë në takim partitë opozitare që të diskutojë lidhur me draft-statuin e Asociacionit.

Nga presidenca thonë se ende nuk ka datë se kur do të zhvillohen këto takime.

“Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti”, thotë për IndesOnline Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.

Në anën tjetër, partitë politike thonë se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidenca.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditëve në vijim ka një agjende të ngjeshur të vizitave jashtë vendit.

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të dal me qëndrim publik për çështjen e draft-statuin e Asociacionit.