Prattipati: Gazi natyror amerikan mund të sjellë investime të reja në Kosovë
Anu Prattipati mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve USA-Kosovo Partnership Award Reception, ku u vlerësuan anëtarët e American Chamber of Commerce in Kosovo për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Gjatë fjalës së saj, Prattipati mirëpriti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore ndaj mallrave amerikane, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Ajo gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji përmes përdorimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, duke vlerësuar se një veprim i tillë do të rriste sigurinë energjetike dhe do të krijonte kushte më të favorshme për investime të ardhshme amerikane në Kosovë.
