Policia nis hetimet pas gjetjes së foshnjës së pajetë në Prishtinë

para 34 dite

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën sot, kur rreth orës 11:00, një foshnje e porsalindur u gjet e braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa”.

Policia nis hetimet pas gjetjes së foshnjës së pajetë në Prishtinë

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Ai ka njoftuar se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se foshnja e porsalindur ishte pa shenja jete.

“Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen. Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt policinë,” ka theksuar Borovci.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe hetime të mëtejshme. Policia po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie dhe për të gjetur personin ose personat përgjegjës.

Etiketat

Ofertat e fundit