Policia jep këshilla për drejtuesit e automjeteve për ngasje gjatë dimrit

10.11.2022

Policia e Kosovës ka dhënë këshilla për të gjithë ngasesit e automjeteve se si të përgatiten për ngasje gjatë dimrit. Policia e Kosovës përmes disa fotografive ka dhënë këshilla për të gjithë drejtuesit e automjeteve se si të ngasin veturat apo mjetet tjera gjatë sezonit të dimrit, shkruan SuharekaOnline. “Asnjëherë nuk mund ta dimë se […]

Policia jep këshilla për drejtuesit e automjeteve për ngasje gjatë dimrit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë këshilla për të gjithë ngasesit e automjeteve se si të përgatiten për ngasje gjatë dimrit.

Policia e Kosovës përmes disa fotografive ka dhënë këshilla për të gjithë drejtuesit e automjeteve se si të ngasin veturat apo mjetet tjera gjatë sezonit të dimrit, shkruan SuharekaOnline.

“Asnjëherë nuk mund ta dimë se ku do të hasim në mot të lig, apo rrugë të bllokuara! Në qoftë se jeni në automjet apo ndonjë mjet tjetër, siguria fillon dhe mbaron me juve. Shikoni këshillat tona për ngasje të sigurt.” thuhet në njoftimin e policisë.

  1. “Mos ngitni mjetin tuaj nëse nuk është absolutisht e nevojshme
  2. Kuptojeni udhëtimi zgjat më shumë në mot të lig
  3. Mbani ndezur dritat e automjetit gjatë reshjeve
  4. Asnjëherë mos kaloni ndonjë mjet/ makineri që është duke pastruar borën” thuhet tutje në njotim.