Policia e Kosovës themelon klubin e basketbollit, nis pjesëmarrja në garat zyrtare
Policia e Kosovës ka themeluar zyrtarisht Klubin e Basketbollit “Policia e Kosovës”, me mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm dhe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Foto: Ilustrim
Janë zgjedhur organet drejtuese të klubit dhe janë mbajtur stërvitjet e para me lojtarët që do ta përfaqësojnë ekipin në garat shtetërore.
Pas përmbushjes së kritereve ligjore e sportive, klubi do të marrë pjesë në garat zyrtare që nga ky vit.
Ky iniciativë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Policisë së Kosovës për të promovuar aktivitetet fizike, bashkëpunimin dhe frymën e ekipit brenda institucionit, por edhe për të ndërtuar ura komunikimi me komunitetin përmes sportit.
Pjesëmarrja në garat zyrtare pritet të rrisë dukshmërinë dhe imazhin pozitiv të Policisë në publik, duke dëshmuar përkushtimin e saj jo vetëm për sigurinë, por edhe për zhvillimin e shëndetshëm dhe social të pjesëtarëve të saj.
Policia e Kosovës ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen detaje shtesë mbi përbërjen e ekipit, trajnerin dhe kalendarin e garave