Moti me reshje shiu e bore, Policia e Kosovës me apel për shoferët

07.12.2021

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia e Kosovës ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Patrullat e Policisë janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë […]

Moti me reshje shiu e bore, Policia e Kosovës me apel për shoferët Foto: Ilustrim

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia e Kosovës ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Patrullat e Policisë janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla.

Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimirt dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët:

– Të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve
– Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës.