Policia e Kosovës hap konkurs për 350 zyrtarë të rinj policorë

17.06.2025

Policia e Kosovës ka shpallur sot një konkurs publik për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, duke ofruar 350 pozita të lira.

Ky konkurs, i cili paraqet një mundësi të rëndësishme punësimi dhe kontributi në sigurinë e vendit, do të jetë i hapur nga data e sotme deri më 7 korrik.

Për të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës, duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, sipas njoftimit zyrtar:

  • a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  • c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  • e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
  • g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.