Policia bën thirrje për kujdes gjatë vozitjes së automjeteve, shkak kushtet atmosferike

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë pjesmarresit në trafik që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes së automjeteve për shkak të kushteve atmosferike.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se kështu mund të parandalohen aksidentet rrugore.

“Referuar ndryshimeve atmosferike, reshjeve të vazhdueshme të shiut, rrugët bëhen të rrëshqitshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm që të ju përmbahen rregullave të trafikut, të iu përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, sepse vetëm kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po përfundojnë tragjikisht”, ka thënë Hoxha.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?
RAPORTO