Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor

17.01.2022

Nëse policët sulmohen apo lëndohen në punë, trajtimin duhet ta bëjnë me para të veta, ndërkaq gjykatat si dhe prokuroritë e vendit nuk po veprojnë fuqishëm dhe me një dinamikë ndaj sulmuesve. Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imri Zeqiri. Zeqiri ka theksuar se jan 21 policë të vrarë gjatë kryerjes […]

Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor Foto: Ilustrim

Nëse policët sulmohen apo lëndohen në punë, trajtimin duhet ta bëjnë me para të veta, ndërkaq gjykatat si dhe prokuroritë e vendit nuk po veprojnë fuqishëm dhe me një dinamikë ndaj sulmuesve.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imri Zeqiri.

Zeqiri ka theksuar se jan 21 policë të vrarë gjatë kryerjes së detyrës, po ashtu qindra policë të lënduar.

Gjithashtu, sipas tij janë rreth 300 policë të sëmurë gjatë kryerjes së detyrave dhe policë me sëmundje kronike.

Për të gjitha këto të lartëcekura, duhet dhe është jetik të bëhet sigurimi jetësor dhe shëndetësor.

Po ashtu, kryetari i Sindikatës së Policisë ka theksuar se shpresojnë që nga kjo qeveri të bëjë diçka, pra që të bëjë ndonjë lëvizje që ky ligj të hyjë në agjendë dhe se të përpilohet një ligj për sigurimin jetësor dhe shëndetësor.

“Shpresojë që së paku kjo qeveri do të bëje diçka, do të bëjë lëvizje që ky ligj të hyjë në agjendë dhe të përpilohet një ligj për sigurimin jetësor dhe shëndetësor. Është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i arsyeshëm, sidomos për Policinë e Kosovës, puna e tyre është shumë specifike dhe me një rrezikshmëri shumë të lartë edhe për jetën, edhe për shëndetin e tyre dhe kuptohet kur nuk kemi sigurim shëndetësor ku të mbështeten ata.

Një polic i lënduar në detyrë, i sulmuar të gjitha shpenzimet për shërimin e tij i bart vet. 21 policë të vrarë gjatë kryerjes së detyrave, mandej kemi qindra policë të lënduar, mandej kemi diku rreth 300 policë që janë të sëmurë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kemi diku 300 policë që kanë vdekur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë vdekur, nuk janë ma, kemi zyrtarë me sëmundje kronike dhe kjo është ajo arsyeja që është e domosdoshëm dhe jetik dhe në këtë drejtim i bëj apel qeverisë që këtë vit ta fut në agjendë sigurimin jetësor dhe shëndetësor për Policinë e Kosovës”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri thotë për KosovaPress, se policët po përballen me rreziqe të mëdha dhe për këtë kanë merituar të shpërblehen nga shteti.

“Unë mendoj që ky shpërblim i pagës, i një page ekuivalente ka qenë një kërkese mjaft modeste në krahasim me kërkesat e tjera. Kemi mbaj një takim zyrtar dhe gjatë takimit jemi dakordu për shumicën e kërkesave që i ka Policia e Kosovës, konkretisht sindikata jonë, sindikata e policisë. Ndër të tjera ka qenë edhe kërkesa për një shpërblim për fundvit për gjithë punonjësit.

Neve kemi përcjell një kërkese me shkrim ministrit Sveçla dhe kemi informacione të sakta se ministri e ka përcjell kërkesën tonë në Ministrinë e Financave, por që as ai nuk ka marrë përgjigje e as ne nuk kemi marrë përgjigje. Dhe këtu ishte ai mllefi pse së paku nuk kemi marrë një përgjigje nga Qeveria me u arsyetu, cila është arsyeja që nuk është bërë kjo pagesë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Zeqiri shton se po akuzohen padrejtësisht në lidhje me trajtimin e rasteve dhunës në familje.