Podujevë, babai dyshohet se rrah djalin me kanaçe birre pas mosmarrëveshjes për veturën

para 31 dite

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e 18 qershorit në komunën e Podujevës, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje për shitjen e veturës së familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Podujevë, babai dyshohet se rrah djalin me kanaçe birre pas mosmarrëveshjes për veturën

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumnicë e Poshtme. Atje, E.J., 46 vjeç, dyshohet se ka goditur të birin, B.J., 19 vjeç, me një kanaçe birre.

Pas raportimit të rastit, njësia e hetuesisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët në stacionin policor për intervistim. Djali ka deklaruar se babai e kishte goditur fizikisht pas një konflikti për veturën, për çka kishte edhe një video-incizim si provë. Nga ana tjetër, babai i mohoi akuzat në deklaratën e tij.

Lidhur me rastin, është kontaktuar Prokurori kujdestar për dhunë në familje, i cili e ka cilësuar veprën si “Dhuna në familje”. Ai ka urdhëruar që i dyshuari të ndiqet në procedurë të rregullt, pa masën e ndalimit.

Etiketat

Ofertat e fundit