Pesë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

12.08.2025

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje në qytetet Prishtinë, Pejë, Istog, Klinë dhe Gjakovë.

Pesë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas policisë, tre persona janë arrestuar lidhur me këto raste. Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij pas një mosmarrëveshjeje. Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është nën hetime.

Në Pejë, një burrë ka sulmuar fizikisht babanë e tij, i cili ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Istog, një burrë dyshohet se ka ofenduar dhe kërcënuar motrën e tij, si dhe ka dëmtuar shtëpinë. Ai është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë, një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait të tij. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Rasti po procedohet sipas procedurës së rregullt.

Policia e Kosovës apelon që çdo rast i dhunës në familje të raportohen menjëherë, duke theksuar se këto vepra penale trajtohen me prioritet.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More