Përurohet segmenti i rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
20.12.2024
Sot është përuruar segmenti i ri i rrugës Nacionale N2, që lidh Prishtinën me Mitrovicën, përkatësisht pjesa Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.
Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturore u përmbyll me sukses, duke synuar lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Zv. ministri Hysen Durmishi dhe ministri Liburn Aliu.