Përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

30.10.2020

Sot përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. E në këtë ditë të përmbylljes së këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në asnjë moment nuk guxojmë ta nënçmojmë as më të voglën shenjë të sëmundjes së mundshme, andaj sa më të vëmendshëm jemi ndaj vetes, kancerin e gjirit mund ta […]

Përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit Foto: Ilustrim

Sot përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

E në këtë ditë të përmbylljes së këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në asnjë moment nuk guxojmë ta nënçmojmë as më të voglën shenjë të sëmundjes së mundshme, andaj sa më të vëmendshëm jemi ndaj vetes, kancerin e gjirit mund ta mundim.

Zemaj tutje ka thënë se janë të përkushtuar që t’i mbështesin të gjitha procedurat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, sikundër shtimin e stafit, pajisjeve dhe medikamentet për trajtimin e sëmundjes tinëzare.

Gjithashtu Ministri Zemaj ka shtuar se edhe pse po përmbyllet ky muaj i ndërgjegjësimit angazhimi dhe përkushtimii MSH-së do të vazhdojë gjatë 12 muajve të vitit.

“Nëna, motra, bashkëshorte, ju kurrë nuk do të jeni vetëm në luftën kundër kancerit të gjirit” shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

Zonjat e nderura të cilat i takova sot, janë heroina të vërteta. Janë këto dhe shumë si këto që triumfojnë karshi sfidës së rëndë, kancerit të gjirit.
Në asnjë moment nuk guxojmë ta nënçmojmë as më të voglën shenjë të sëmundjes së mundshme, andaj sa më të vëmendshëm jemi ndaj vetes, kancerin e gjirit mund ta mundim. Kontrolli sistematik e ndihmon identifikimin e hershëm, kjo është rruga më e sigurt për fitore.
Jemi të përkushtuar që t’i mbështesim të gjitha procedurat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, sikundër shtimin e stafit, pajisjeve dhe medikamentet për trajtimin e sëmundjes tinëzare. Të patejkalueshme janë Mamografia, Ekzaminimi klinik sistematik dhe Vetëdijesimi personal.
Sot po përmbyllet Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, por angazhimi dhe përkushtimi jonë do të vazhdojë gjatë 12 muajve të vitit. Nëna, motra, bashkëshorte, ju kurrë nuk do të jeni vetëm në luftën kundër kancerit të gjirit.
I falënderoj mjekët, infermieret dhe gjithë stafin e Klinikës së Onkologjisë në QKUK të cilët po bëjnë punë shumë profesionalionale në çdo situat .