Përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë

21.11.2021

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS së bashku me akademinë Tempulli, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit nga data 18 deri më 21 nëntor kanë shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor. Kjo ditë sivjet në qendër të vëmendjes kishte uljen e […]

Përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë Foto: Ilustrim

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS së bashku me akademinë Tempulli, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit nga data 18 deri më 21 nëntor kanë shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

Kjo ditë sivjet në qendër të vëmendjes kishte uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

Ndryshe, në periudhën janar-korrik 2021 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 65 persona dhe lëndime kanë marrë mbi 8 mijë persona.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2020, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë vdekur gati shtatë persona në muaj, ndërsa këtë viti shifrat tregojnë për një rritje ku për çdo muaj kanë vdekur mbi nëntë persona.