Performanca e komunave, Suhareka renditet e 9-ta për menaxhimin e fatkeqësive
- 02.01.2023

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.
Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e menaxhimit të fatkeqësive.
Fusha 6 – Menaxhimi i fatkeqësive – Kjo fushë matë planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e sistemit të organizuar të komunës për tu përgjigjur ndaj dukurive të shkaktuara nga fuqitë e pakontrolluara dhe nga fuqitë tjera.
Fusha ka vetëm një rezultat dhe dy tregues, që kryesisht vlerësojnë realizimin e planit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, si dhe nivelin e përgjigjeve të institucioneve komunale ndaj rasteve të paraqitura në këtë fushë.
Performanca e përgjithshme në këtë fushë është 61.67%.
Sipas të dhënave, intervenimet e institucioneve komunale ndaj fatkeqësive del të jenë në nivel prej 75.35%.
Shprehur në numër, në 33 komuna që kanë raportuar për këtë tregues, nga 10661 fatkeqësi të raportuara ekipet përgjegjëse komunale kanë intervenuar në 10307 prej tyre.
Niveli i realizimit të treguesve për këtë fushe është si vijon: Intervenimet e për mbrojtje nga fatkeqësitë ka përqindjen 75.35%, ndërsa në nivel të ulët te realizimit mbetet treguesi për realizimin e planit komunal për menaxhimin fatkeqësive prej 17.82%
Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë në menaxhimin e fatkeqësive Komuna e Suharekës është renditur e 9-ta me 50% nga 37 komuna.
Para Komunës së Suharekës për performancë më të mirë për menaxhimin e fatkeqësive janë renditur komunat si: Podujeva me 100%, Gllogoc me 100%, Shtime me 100%, Prishtina me 100%, Gjakova me 100%, Mitrovica e Jugut me 92.57% dhe Gjilani 85.19%.
Ndërsa, komunat e tjera si: Hani i Elezit, Kamenica, Graqanicë, Rahovec, Pejë, Lipjan, Klinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Malishevë, Novobërd, Mamush, Junik, Deçan, Vushtri, Ferizaj, Prizren janë me përqindje të njejtë si Suhareka, pra kanë 50%.
Komuna e fundit për nga performanca në menaxhimin e fatkeqësive është ajo e Kaçanikut me gjithsej 49.14%.