Përfituesit e ndihmave sociale nga nesër marrin dyfishin e asistencës sociale

29.01.2021

Ministri në detyrë i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar familjet me asistencë sociale se që nga neser do të pranojnë shumën e dyfishtë. Reçica ka njoftuar se për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka përcjellur listat e këtyre familjeve përfituese në Thesar, […]

Përfituesit e ndihmave sociale nga nesër marrin dyfishin e asistencës sociale Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar familjet me asistencë sociale se që nga neser do të pranojnë shumën e dyfishtë.

Reçica ka njoftuar se për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka përcjellur listat e këtyre familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për familjet përfituese të asistencës sociale

Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021.

Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës.

Angazhimi ynë për t’iu dalur në ndihmë kategorive në nevojë nuk do të mungojë asnjëherë.