Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

07.10.2025

Qeveria në detyrë në kuadër të Pakos së Ringjalljes ka miratuar ndarjen e 1 milion eurove për zbatimin e masës për familjet në nevojë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se kjo masë bazuar në vitet e kaluara është treguar produktive.

“Kjo është masë që tashmë po bëhet që disa herë, ka synim që dora e shtetit të arrijë edhe aty te mekanizmat standard që i kemi përmes asistencës sociale apo masave tjera që nuk arrijnë te të gjitha familjet që kanë nevojë”, tha ai.