Përfaqësuesi i SHBA-ve i shkon në zyre Osmanit: Për ne, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

28.09.2021

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, por e cila nuk është zbatuar nga ana […]

Përfaqësuesi i SHBA-ve i shkon në zyre Osmanit: Për ne, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm Foto: Ilustrim

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, por e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë. 

Presidentja Osmani e bëri të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën.

Në veçanti, ajo potencoi se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë.

Duke folur për procesin e dialogut, Presidentja Omani konfirmoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e  trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

Ndërsa, z. Giacobbe potencoi se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.