Për të mos pasur greva e protesta, SBASHK-u kërkon angazhimin e Kuvendit për marrëveshjen e Qeverisë me sindikatat

18.05.2022

E tëra kjo për të mos pasur nevojë për greva e protesta të përgjithshme. SBASHK-u në krye me Rrahman Jasharajn u ka dërguar apel në adresat zyrtare elektronike të deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke apeluar që të ketë angazhim për debat konstruktiv dhe që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat. Në […]

Për të mos pasur greva e protesta, SBASHK-u kërkon angazhimin e Kuvendit për marrëveshjen e Qeverisë me sindikatat Foto: Ilustrim

E tëra kjo për të mos pasur nevojë për greva e protesta të përgjithshme.

SBASHK-u në krye me Rrahman Jasharajn u ka dërguar apel në adresat zyrtare elektronike të deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke apeluar që të ketë angazhim për debat konstruktiv dhe që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat.

Në letër thuhet se mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog ka bërë që të krijohet situatë e tensionuar.

“Mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog ka bërë që të krijohet situatë e tensionuar dhe SBASHK e sindikatat tjera kanë nisur me veprime të kufizuara e të përshkallëzuara sindikale, por duke i dhënë kohë e hapësirë Qeverisë për dialog e marrëveshje”, thuhet në letër.

Më 8 prill u mbajt një protestë nga ana e Sindikatës së Arsimit si dhe sindikatave të tjera, ndërsa më 12 maj SBASHK-u mbajti edhe grevë njëorëshe në tërë sistemin arsimor, ndërkaq tashmë paralajmëruar grevë për datën 20 maj dhe se nëse pas kësaj nuk do të ketë reflektim nga ana e qeverisë, atëherë do të shkohet në grevë të përgjithshme.

“Të premten, më 20 maj, do të jetë protestë me pjesëmarrje të të punësuarve në arsimim dhe tërë sektorin publik. Nëse edhe pas kësaj Qeveria nuk angazhohet për dialog e marrëveshje me sindikatat, atëherë arsimi dhe sektorët tjerë po shkojnë drejt grevës së përgjithshme, të cilën ne nuk e dëshirojmë dhe prandaj po ju drejtohemi juve të nderuara deputete dhe juve deputetë të nderuar që të angazhoheni dhe në një debat konstruktiv të ndihmoni që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat”, thuhet në letër.