Për 22 vite në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese

05.04.2021

Nga viti 1999-të deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese. Kështu kanë bërë të ditur kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Kosovë për 22 vite janë hequr 23 mijë e 700 mina […]

Për 22 vite në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese Foto: Ilustrim

Nga viti 1999-të deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese.

Kështu kanë bërë të ditur kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në Kosovë për 22 vite janë hequr 23 mijë e 700 mina anti-personale, 6 mijë e 120 mina antitank dhe 22 mijë e 500 bomba kasetore.

Njoftimi i plotë:

4 Prilli ,,Dita Ndërkombëtare për vetëdijesimin ndaj rrezikut nga minat’’

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjithë kolegëve deminerë , organizatave civile të deminimit në Kosovë: HALO Trust, NPA , po ashtu ekipeve të EOD-së të KFOR-it, i falënderon për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Duke ju uruar 4 Prillin ,,Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj rrezikut nga minat”

Falënderim i veçantë çdokujt që ka ndihmuar Kosovën në këtë rrugëtim, me punën e secilit që nga viti 1999 e deri më sot 04 Prill 2021 në Kosovë janë pastruar:

Mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese, 23,700 mina antipersonale, 6120 mina antitank, 22,500 bomba kasetore, 40,000 mjete tjera konvencionale dhe të gjitha këto pa asnjë aksident , falë punës disiplinës dhe profesionalizimit të secilit deminer.

Përgjatë viteve edhe në Komunën e Suharekës është hasur në mjete shpërthyese, për të cilat është dashur që të ndërhyjnë njësitet e FSK-së , shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se rasti i fundit i cili është raportuar në Polcinë e Kosovës në Suharekë është me 12 tetor, 2020, ku në stacionin policor në Suharekë një person ka njoftuar se ka hasur në dy mjete shpërthyese.

Njësitë e FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar, ndërsa mjeti tjetër nuk ka qenë mjet i dyshuar.